Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Avionët e SHBA-së bombardojnë bazat e militantëve në Irak e Siri, 25 të vrarë

Avionët amerikanë ndërmorën disa sulme ajrore në Irak dhe Siri kundër militantëve të mbështetur nga Irani, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve me raketa që i morën jetën një kontraktori amerikan disa ditë më parë.

Si pasojë e bombardimeve amerikane në 5 objektiva të militantëve shiitë të mbështetur nga Irani raportohet të kenë humbur jetën 25 persona.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Autoritetet amerikane raportojnë se bazat e bombarduar, 3 në perëndim të Irakut dhe 2 në lindje të Sirisë fshihnin armatime për grupin e njohur me emrin Kata’ib Hezbollah.

“Departameni i Mbrojtjes ndërmori disa sulme, për të mbrojtur interesat tona në Irak”, shpjegoi sekretari Mark Espere, gjatë një deklaratë për shtyp në Florida./A2CNN