Botë

Rritet numri i azilkërkuesve në Evropë

 

Për herë të parë që nga viti 2015 numri i kërkesave për azil në Evropë ka shënuar rritje, sipas Eurostatit. Por në Gjermani numri i azilkërkuesve ka rënë.

Në të gjithë Bashkimin Evropian, numri i azilkërkuesve që bëjnë kërkesë për azil për herë të parë deri në shtator të këtij viti ka shënuar rritje me 8,6%, nga 435.610 persona në 473.215 persona.