Botë

Siri: Kryengritësit e fundit largohen nga qyteti Homs

Luftëtarët e fundit kryenegritës dhe familjet e tyre kanë filluar të largohen nga një lagje në Homs, që ishte nën kontroll të kryengritësve, kështu që së shpejti ky qytet do të jetë nën kontroll të plotë të qeverisë së presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad.

Televizioni shtetëror i Sirisë dhe një grup monitorues mbrëmë kanë njoftuar se pothuajse të gjithë kryengritësit do të jenë së shpejti jashtë qytetit, duke e përfunduar kontrollin pesëvjeçar ndaj këtij qyteti, transmeton Rel.