Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka lutur sindikatat e transportit që të anulojnë grevën kundër reformës së pensioneve, që po kërcënon me kaos pushimet e fundvitit.
Macron deklaroi se sindikatat duhet të bëjnë marrëveshje për hir të familjeve dhe jetës familjare. Grevat që kanë hyrë në javën e dytë, kanë shkaktuar bllokadë nëpër gjithë Francën, transmeton KTV. E fjalët e presidentit nuk i kanë dëgjuar shërbimet e trenit që kanë pranuar se linjat gjatë Krishtlindjes do të jenë të bllokuara.
Shumë francezë që kanë planifikuar të kalojnë festën me familje dhe shoqëri, janë detyruar të tërhiqen nga planet shkaku i anulimit të udhëtimeve me trena dhe bllokimit të rrugëve.