Një djalë dhe një burrë kanë vdekur nga aksidenti me buldozer në Toppenstedt, në shtetin gjerman të Saksonisë. Dhjetë fëmijë të tjerë pësuan lëndime, disa prej tyre lëndime të rënda, dhe katër prej tyre u detyruan të dërgoheshin në spital me helikopter.
Sipas zëdhënësit të zjarrfikësve, fëmija i vdekur ishte në moshën e parashkollorit. Aksidenti ka ndodhur në kampin privatë të tendave të cilën po e shfrytëzonin baballarët me fëmijët e tyre. Dy viktimat ndodheshin në një kuti prej hekuri, të cilën po e tërhiqte lart buldozeri. Për arsye të pashpjeguara fillimisht, kutia ishte shkëputur nga buldozeri dhe kishte rënë poshtë. Kjo rënie kishte sjellë lëndime pjesërisht të rënda dhe fatale.
Vendi i aksidentit u hetua nga hetuesit deri në mbrëmjen e vonë të së shtunës, duke përfshirë përdorimin e një droni. Buldozeri është sekuestruar nga policia për hetim, ndërkaq u dërgua në një stacion të policisë. Ai po hetohej për të përcaktuar nëse kishte qenë nën ndikimin e alkoolit apo drogës. Policia më vonë ka njoftuar se aksidenti ndoshta u shkaktua nga plasja e një gypi hidraulik. Babai dhe fëmija i vdekur nuk kanë lidhje mes vete, sipas zyrtarëve të zjarrfikësve, megjithatë nuk u dhanë më shumë detaje për fëmijët e tjerë.