Dhoma e Përfaqësuesve voton shkarkimin e Trumpit

Trumpi pas votimit për shkarkim: Kjo është vetëvrasje për Demokratët

19 December 2019 02:50
03:11

Presidenti Trump ka reaguar në kohë reale pas vendimit historik të Dhomës së Përfaqësuesve për ta shkarkuar nga posti. 

Gjatë një tubimi në Michigan, Trump e ka quajtur votimin “partiak, jokushtetues dhe ilelag”.

“Kjo është një vetëvrasje për Demokratët. A nuk i keni parë sondazhet për mua në javët e fundit? Demokratët donin që të më shkarkonin nga dita e parë, në fakt që para se të garoja”, u ka thënë Trump përkrahësve të tij, raporton KTV. 

Ndërkohë, në një komunikatë zyrtare nga Shtëpia e Bardhë thuhet se “e mërkura është kulmi i turpit në historinë e legjislativit të kombit amerikan”.

 

02:50

Dhoma e Përfaqësuesve voton shkarkimin e Trumpit

Image

Pas një debati 8 orësh me shumë përplasje, Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan ka votuar të dy nenet që kërkojnë shkarkimin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Neni 1 që e akuzon Trumpin për “abuzim me pushtetin” ka marrë 230 vota të demokratëve, kurse kundër kanë qenë 197 republikanë, raporton KTV-ja. Edhe neni i dytë – “pengimi i Kongresit”, e ka kaluar shumicën e nevojshme prej 216 votave.

Gjykimi i Trumpit me mundësinë e rrëzimit të tij pritet të ndodhë në janar në Senatin që numëron 100 senatorë. Aty duhen 2/3 e votave, që Demokratët nuk i kanë, pasi që kjo dhomë e Kongresit kontrollohet nga Republikanët.

Republikani Trump është presidenti i tretë në histori për të cilin Dhoma e Përfaqësuesve voton për shkarkim, pas Andrew Johnsonit në vitin 1868 dhe Bill Clintonit në vitin 1998.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme