Shpëtohen mbi 2 mijë migrantë në Detin Mesdhe Foto: EPA

Shpëtohen mbi 2 mijë migrantë në Detin Mesdhe

20 May 2017 20:10

Ekipet e shpëtimit kanë shpëtuar 2,121 migrantë në Detin Mesdhe dhe po ashtu kanë nxjerr një trup të pajetë, ka thënë garda bregdetare italiane.

Mbi 45 mijë njerëz janë shpëtuar nga Italia, të cilët ishin nisur nga Afrika e Veriut vetëm gjatë këtij viti. Kjo shifër është 40 për qind më e lartë, krahasuar me periudhën e njëjtë gjatë vitit 2016, raporton rel.

Ndërkaq, 1,222 persona kanë humbur jetën, në rrugëtimin e tyre për të arritur në Evropë, ka thënë Organizata Ndërkombëtare për Migrim.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme