Botë

Turqia do të hakmerret ndaj çdo sanksioni amerikan, thotë Cavusoglu

Descriptive Text

Ankaraja po kërcënon me hakmarrje ndaj Washingtonit nëse këta të fundit ndërmarrin sanksione ndaj Turqisë.

Paralajmërimi vjen në kohën kur Senati amerikan po përgatitet të votojë mbi masat kundër Turqisë në lidhje me blerjen e sistemit mbrojtës rus.

“Ligjvënësit amerikanë duhet të kuptojnë se nuk do të arrijnë askujt me imponime”, ka thënë ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu të mërkurën gjatë një interviste televizive. “Nëse SHBA-ja na qaset pozitivisht, edhe ne do të reagojmë pozitivisht. Por nëse kanë qasje negative ndaj nesh, atëherë ne do të hakmerremi”, raporton VOA në gjuhën angleze.

Senatorët amerikanë pritet të propozojnë legjislacion të mërkurën (në bazë të orës lokale) që ka për cak zyrtarët dhe institucionet turke. Masat janë si kundërpërgjigje ndaj blerjes nga ana e Ankarasë të sistemit raketor rus S-400, i cili vlerësohet se shkel atë që njihet si Akti mbi Përgjigjen ndaj Kundërshtarëve të Amerikës Përmes Sanksioneve (CAATSA), transmeton Koha.net.

Sanksionet kundër Turqisë gëzojnë mbështetje bipartizane. Republikanët dhe demokratët nuk janë vetëm të zemëruar me ndryshimin e qasjes së Ankarasë ndaj Moskës, por edhe ndaj një ofensive të Turqisë kundër militantëve të kurdëve të Sirisë, të njohur si YPG, në Sirinë verilindore.

Turqia e ka futur YPG-në në listën e organizatave terroriste, por kjo milici është aleat kyç i luftës së udhëhequr nga Washingtoni kundër Shtetit Islamik.