Botë

Trump urdhëron fushatë asgjësimi të xhihadistëve në Siri dhe Irak

Uashington, 20 maj – Administrata Trump urdhëroi një fushatë asgjësimi të xhihadistëve në Irak dhe në Siri, për të ulur në maksimum numrin e luftëtarëve të huaj të kthyer në vend, theksoi sot sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis, raporton AFP.

”Kjo fushatë nënkupton veçanërisht që forcat e koalicionit të rrethojnë tashmë pozicionet e Shtetit Islamik para se t’i sulmojnë, që xhihadistët të mos kenë mundësi për t’u larguar dhe për t’u rigrupuar diku tjetër”, theksoi ministri i Mbrojtjes në një konferencë shtypi në Pentagon.