Botë

Koreja Veriore përforcon kapacitetet sulmuese

Koreja Veriore ka njoftuar të ketë kryer testime të rëndësishme raketore. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, rezultatet e këtyre testimeve do të përdoren për të përforcuar statusin strategjik të Koresë Veriore.

Analistët besojnë se testet kanë qenë tokësore dhe të një makinerie që ndihmon në lansimin e raketave ndërkontinentale, transmeton KTV. Testimi i kësaj makinerie vjen pak ditë pasi Koreja Veriore ua mbylli dyert bisedimeve me Shtetet e Bashkuara për çarmatosjen bërthamore.