Shtëpia e Bardhë s'merr pjesë në seancat e ardhshme dëgjimore në Kongres

Shtëpia e Bardhë s'merr pjesë në seancat e ardhshme dëgjimore në Kongres

07 December 2019 11:42

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se nuk do të marrë pjesë në seancat e mëtutjeshme dëgjimore në Kongres, që do të zhvillohen javën e ardhshme.

Në një letër dërguar kryetarit të Komisionit të Kongresit për Drejtësi, Shtëpia e Bardhë u kërkon demokratëve që t’i përfundojnë hetimet sa më shpejt.

Letra nuk përjashton në mënyrë eksplicite pjesëmarrjen, por zyrtarët u thanë mediave amerikane që administrata nuk pa arsye të merrte pjesë në një proces që e konsideron të padrejtë.

Presidenti Donald Trump dyshohet se ka bërë presion ndaj Ukrainës, në mënyrë që ky shtet ta ndihmonte atë politikisht, duke e hetuar rivalin e tij politik, Joe Biden.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme