Botë

Kina konfirmon se po ruan një “komunikim të afërt” me SHBA-në

Kina konfirmon se po ruan një “komunikim të afërt” me SHBA-në
 

Pekini dhe Uashingtoni po "ruajnë një komunikim të afërt" sa i përket mospajtimeve tregtare, tha ministria e Tregtisë e Kinës, duke përsëritur se tarifat duhet të ulen si pjesë e çdo marrëveshjeje të mundshme.

Në periudhën e fundit ishin rritur shpresat që të dyja palët janë afër arritjes së një marrëveshjeje, por nënshkrimi i ligjit që mbështet protestat pro-demokracisë në Hong Kong, nga ana e presidentit amerikan, Donald Trump dhe miratimi i projekt-ligjit të nga ana e Dhomës së Përfaqësuesve për pakicën e myslimanëve ujgurë në Kinë, ishin parë si pengesë në bisedimet mes dy vendeve.