Forcat libaneze të sigurisë përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit në Beirut, të cilët kishin bllokuar një urë kryesore.
Libani është përballur për javë të tëra me protesta antiqeveritare, të nxitura nga zemërimi ndaj politikanëve të korruptuar që e kanë qeverisur Libanin për dekada të tëra, transmeton KTV. Demonstruesit duan të shohin të gjithë klasën qeverisëse të dorëhequr nga pushteti.
Politikanët libanezë sinjalizuan përparim të martën drejt formimit të qeverisë së re për të zgjidhur krizën më të rëndë ekonomike dhe politike të vendit në dekada.
Bisedimet ndërmjet partive kryesore janë bllokuar pasi Saad al-Hariri dha dorëheqjen si kryeministër në fund të tetorit, nën presionin e protestave të mëdha kundër elitës qeverisëse.