Botë

NATO kërkon rindërtimin e unitetit politik

Foto: Reuters
 

Watford, Londër, 4 dhjetor – Nën masa të rrepta të sigurisë, në hotelin Grove, të qytezës Watford, në periferi të Londrës, janë mbledhur shefat e shteteve anëtare të aleancës më të fuqishme ushtarake në histori - NATO-s.

Mbledhja e 29 krerëve shtetëror vjen në një moment kthese - kur Aleanca shënon 70 vjetorin e themelimit dhe njëkohësisht kërkon të tejkalojë çarjet dhe mosmarrëveshjet që e kanë përfshirë kohët e fundit, raporton Koha Ditore.