Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mohoi se ka bërë pazare me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për të hetuar rivalin politik të Trumpit, Joe Biden.
"Unë definitivisht nuk kam folur me presidentin amerikan në mënyrën e tillë si: ti më jep këtë, unë të jap këtë", tha Zelensky për gazetën gjermane, Der Spiegel, transmeton REL.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrump akuzohet se i ka bërë presion Zelenskyt për të hetuar Bidenin për korrupsion në Ukrainë.
Dyshohet se Trump e ka kushtëzuar ndihmën ushtarake për këtë vend, në këmbim të informacioneve për Bidenin.
Dyshimet e tilla kanë bërë që demokratët në SHBA të nisin procedurat për shkarkimin e presidentit, i cili është republikan dhe do që të garojë për rizgjedhje, vitin e ardhshëm.
Trump e mohon çdo keqbërje, por kërkimi i ndihmës nga jashtë për të fituar zgjedhjet në SHBA, është akt i paligjshëm.
Trump i cilëson hetimet kundër tij si “gjueti shtrigash” nga demokratët dhe disa media.
"Unë nuk dua që Ukraina të jetë një pjesë në tabelën e shahut të fuqive të mëdha", tha Zelensky për Der Spiegel.