SHBA-ja refuzon kthimin e marinsit të kapur nga Rusia

01 December 2019 19:45

SHBA-ja ka refuzuar mundësinë e shkëmbimit të të burgosurve me Rusinë, që ka zënë rob një ish-marins amerikan.

SHBA-ja ka deklaruar se nuk dëshiron shkëmbim, por u bëri thirrje rusëve që menjëherë ta lëshojnë ish-marinsin që akuzohet për spiunazh. Paul Whelan, që ka pasaportë amerikane, britanike, kanadeze dhe irlandeze, u arrestua në një hotel në Moskë, më 28 dhjetor të vitit 2018.

Në momentin e arrestimit, u tha se posedonte të dhëna sekrete për Rusinë. Ai kishte deklaruar se ka rënë në kurth, transmeton KTV. Avokati i tij u ka bërë thirrje SHBA-së dhe shteteve tjera perëndimore për shkëmbimin e tij, por amerikanët insistojnë se ai nuk ka bërë asnjë krim dhe se duhet të lirohet.

Që prej arrestimit të tij, autoritetet ruse nuk ia kanë lejuar që të flasë me familjen e tij dhe me Ambasadën amerikane në Rusi.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme