Një 12-vjeçar është bërë personi më i ri i dënuar lidhur me protestat antiqeveritare në Hong Kong.
Fëmija, identiteti i të cilit nuk u publikua, u arrestua kur shkoi në shkollë një ditë pas një proteste në tetor, transmeton KTV raportin e Reuters-it.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi pranoi se shkaktoi vepër penale kur ngjyrosi me sprej muret e një stacioni policor dhe disa pjesë të metrosë.
Ndërsa, dënimin disaditor do ta vuajë që nga muaji dhjetor.
Ka pasur më shumë se 5.000 arrestime që kur filluan protestat në qershor.
Disa prej tyre kanë qenë fëmijë mes moshës 12 dhe 15 vjeç, megjithëse kjo është hera e parë që një prej tyre është dënuar.
Prokurori tha se ishte një polic që e kishte parë 12-vjeçarin duke ngjyrosur.
Pastaj, polici e ndoqi djalin në shtëpi dhe priti jashtë tërë natën.
Kur fëmija u nis për në shkollë të nesërmen në mëngjes, oficeri e ndoqi atë dhe kreu një kontroll në shtëpinë e tij, ku u gjet ngjyrë e zezë.
Përndryshe, protestat filluan së pari në qershor, të nxitura nga një projekt-ligj i propozuar që do të lejonte autoritetet t’i ekstradojnë të dyshuarit në Kinë.
Hong Kongu është pjesë e Kinës, por si ish-koloni britanike gëzon liri të veçanta.
Edhe pse projektligji është tërhequr, protestuesit po vazhdojnë të kërkojnë hetim për brutalitetin e policisë, si dhe amnisti për të gjithë ata që janë arrestuar.