Erërat e fuqishme kanë ndihmuar në krijimin e më shumë se 100 vatrave të zjarrit nëpër bregun lindor të Australisë.
Shkaku i këtyre zjarreve, Sydney është mbuluar nga tymi i dendur. Australia ka verërat e thata, por sivjet po mban një prej sezoneve më të thata që ka ndikuar në djegien e 1 milion hektarësh vetëm gjatë këtij muaji, raporton KTV.
Nga zjarret kanë vdekur katër persona dhe janë djegur më shumë se 300 shtëpi. Shkaku i zjarrit në New South Wales dhe Queensland, tymi ka prekur më shumë se pesë milionë banorët e Sydneyt. Zyrtarët australianë kanë deklaruar se kualiteti i ajrit është dhjetë herë më i dëmshëm mbi nivelet e zakonshme dhe kanë lutur banorët që të qëndrojnë brenda sa më shumë që të jetë e mundur.
-
Pamje që të thyejnë zemrën nga zjarret në Australi
-
Rreth 100 zjarre janë ende aktive në Australi
-
Nxehtësia dhe erërat shtojnë rrezikun nga zjarret për banorët në Australi
-
Australia kërcënohet nga zjarret, dy shtete në rrezik
-
Vala e të nxehtit godet Australinë, paralajmërohet për rrezik zjarri “katastrofik”