Shteti “ekologjik” me ndërtime të egra

Shteti “ekologjik” me ndërtime të egra

17 November 2019 09:01

Është ditë e bukur në bregdetin Adriatik të Malit të Zi. Ajri është i ngrohtë, dielli në zenit dhe Miljan Vujosheviq i jep anijes së vjetër në një plazh që e dinë vetëm banorët lokalë. Por Vujosheviqi nuk është në pushime. Këtë udhëtim e bën vetëm për shkaqe pune.

Gjiri i Kotorit, i vetmi gji i ngushtë në Detin Adriatik dhe zonë e mbrojtur nga Agjencia e Trashëgimisë Botërore e OKB-së, po rrezikohet. Ai është rritur në këtë qoshe idilike të Ballkanit. Ai e ka parë me sytë e tij se si viteve të fundit, qyteti i lindjes është kthyer në një atraksion të madh për turistët e huaj. Kotori është një prej destinacioneve më të popullarizuara.

Dikur pjesë e Jugosllavisë, Mali i Zi shtrihet në krahun juglindor të Evropës. Nuk është vend i kushedi çfarë prodhimtarie, nuk ka ndonjë industri të fuqishme dhe po ashtu ka pak mundësi që t’i bashkohet ndonjëherë Bashkimit Evropian. Si kompensim, mbështetet kryesisht në turizëm për t’i dhënë shtytje ekonomisë. Por turizmi është shpatë me dy tehe, dhe po kërcënon të shkatërrojë vendin e vogël në Ballkan, shkruan Koha Ditore.

Apartamente dhe resore të reja po ndërtohen përgjatë rripit bregdetar të Adriatikut, por ndërtimi ka marrë hov më të madh përgjatë Gjirit të Kotorit. Komunat malazeze, bashkë me investitorët e mëdhenj e të vegjël, kanë marrë vrull në këto anë. Dhe sa herë që del ndonjë pengesë burokratike, shumë zyrtarë lokalë të komunave – përfshirë edhe ata që merren me çështje të lejeve të ndërtimit – nuk e kanë aspak telash që të marrin ryshfet. Dhe kushdo që ankohet ose që mundohet të vërë në pah korrupsionin e zyrtarëve lokalë, menjëherë nis të përballet me telashe.

Vujosheviq është njëri prej tyre.

Shkatërrimi i rrënojave antike

46-vjecari punon si programer me orar të plotë. Ai është inxhinier i teknologjisë. Është mësuar me kërcënime, saqë më nuk i duket interesant kur e kërcënojnë. Shumica prej tyre janë anonime; nëpërmjet letrave elektronike ose nëpërmjet celularit. Kërcënuesit e kanë “inkurajuar” të mendojë për familjen dhe të ardhmen e fëmijëve të tij. Disa herë i është sulmuar makina. Dikush ka provuar që t’ia ndezë. Policia as që e ka hetuar rastin... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme