Botë

SHBA-ja dhe aleatët evropianë përplasen rreth xhihadistëve

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj evropianë janë përplasur për fatin e xhihadistëve që po mbahen në burgjet siriane. Shtëpia e Bardhë e ka konsideruar “të papërgjegjshëm” propozimin francez për t’i gjykuar në Irak luftëtarët me shtetësi evropiane.

Zyrtarë të lartë nga më shumë se tridhjetë shtete janë zotuar për koordinim më të mirë në fushatën kundër grupit “Shteti Islamik” në një takim të mbajtur në kryeqytetin amerikan me propozim të Francës, që ka qenë veçmas e shqetësuar me vendimin e presidentit Donald Trump për t’i tërhequr trupat amerikane nga Siria, raporton AFP, përcjell Koha.net.

Tërheqja e Trumpit i hapi rrugë ofensivës së Turqisë që pretendoi se po luftonte kryengritësit kurdë, të cilët i kishin prirë luftës kundër grupit “Shteti Islamik” dhe menaxhojnë burgjet me ekstremistë të kapur në rajonin e tyre faktikisht autonom në Sirinë veriore.

Më gjerësisht në shqip mund të lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore.