Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dështoi në gjuhë, Kanada ia refuzon statusin e imigrantes një studentes franceze

Provinca Quebec e Kanadasë ia ka mohuar statusin e imigrantes një shtetase franceze, sepse ajo nuk ishte në gjendje të demonstronte aftësitë e duhura në gjuhën frënge.

Quebec hodhi poshtë kërkesën e Emilie Dubois, sepse një pjesë e temës së saj universitare ishte në anglisht. Dubois erdhi në Quebec nga Franca në vitin 2012 dhe kreu doktoratën në një universitet në gjuhën frënge, transmeton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Quebec është krahinë kryesisht frëngjisht-folëse dhe Dubois, 31 vjeç, po aplikonte për t'u vendosur aty sipas programit provincial për studentë të huaj.