Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.9, ka shkaktuar vdekjen e të paktën 5 personave dhe plagosjen e 120 të tjerëve.
Tërmeti ra në orën 02:17 të mëngjesit dhe epiqendrën e kishte në 57 kilometra nga qyteti i Hashtrud në Provincën e Azerbajxhanit Lindor, në Iran, raporton televizioni shtetëror.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas raporteve të dala deri tani thuhet se tre fshatra të vegjël në zonë janë shkatërruar. Ekipet e urgjencave dhe të Gjysmëhënës janë në terren.
Kujtojmë që Irani ndodhet në një vijë të madhe midis pllakave tektonike arabe dhe euroaziatike dhe ka përjetuar shumë tërmete në të kaluarën.
