Policia kroate shpëtoi nëntë migrantë - tre burra, dy gra dhe katër të mitur – të cilët ishin bllokuar në një arkë druri, në një kamion të drejtuar nga një kontrabandist nga Ukraina.
Policia e gjeti arkën gjatë një kontrolli në autostradën Zagreb-Lipovac.
"Arka ishte e mbyllur, dhe nga ajo po dëgjoheshin zërat e shqetësuar. Hapja e saj, mundësoi gjetjen dhe ndoshta shpëtoi jetën e nëntë shtetasve të huaj", tha ministria e Brendshme kroate.
Migrantëve u është ofruar menjëherë ndihmë mjekësore.
Hetimet e mëtutjeshme zbuluan se të gjithë shtetasit e huaj në mënyrë të paligjshme kaluan kufirin shtetëror kroat, përcjell rel.
Edhe
Kroacia gjen katër trupa emigrantësh afër kufirit me Slloveninë
Shtatë anëtarë të familjes iraniane kanë shprehur qëllimin e tyre për të aplikuar për mbrojtje ndërkombëtare, ndërsa dy shtetas irakenë e kanë refuzuar këtë mundësi, dhe po mbahen në Qendrën e Pritjes deri në përfundim të procedurës.
Shoferi i kamionit, një shtetas ukrainas 21 vjeç, u arrestua me dyshimin se kishte kryer veprën penale të hyrjes, lëvizjes dhe qëndrimit të paligjshëm në Republikën e Kroacisë.
Me këtë krim janë të lidhur edhe shtetasit 24-vjeçar dhe 25-vjeçar polak, të cilët u ndaluan në vendkalimin kufitar në Macelj.
Mijëra migrantë nga Lindja e Mesme dhe Azia jugore udhëtojnë përmes Ballkanit, me synimin për të arritur në Evropën perëndimore.
Edhe
Arrestohet një kosovar në Kroaci, transportonte turqit e futur ilegalisht
Nga Kroacia, ata shkojnë drejt Sllovenisë, Austrisë dhe vendeve të tjera të pasura të Bashkimit Evropian.
Migrantët kryesisht mbështeten te kontrabandistët për kalimin e paligjshëm të kufijve.