Botë

Refuzimi për integrimin evropian nxit faktorët destabilizues

Foto: Koha

Mosmarrja e datës për bisedimet e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, mund të nxisë forcat destruktive, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, për të ndërmarrë veprime destabilizuese, vlerësojnë njohësit e çështjeve të sigurisë. Por, ata nuk besojnë se këto forca mund të kenë kapacitete me pasoja të rënda ndaj sigurisë dhe stabilitetit në vend.

“Bllokimi i datës së bisedimeve nga ana e BE-së, gjithsesi se ka futur një pasiguri te qytetarët, por kjo nuk besoj se ky do të jetë ai faktori vendimtar për ndonjë destabilizim të përmasave të mëdha. Ne, duhet të jemi të vetëdijshëm se kemi ende shumë punë për të bërë, pavarësisht pohimeve se i kemi kryer detyrat e shtëpisë. Ne duhet ta pranojmë sfidën dhe të punojmë edhe më shumë që vendin ta bëjmë më të sigurt dhe me perspektivë”, thotë Trajan Gocevski, ekspert sigurie dhe anëtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, që vepron pranë kabinetin të presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski.

Ai thotë se tentimet për destabilizim mund të vijnë para së gjithash përmes rrjeteve sociale, apo sulmeve kibernetike, prandaj organet shtetërore, sipas tij, duhet me vëmendje të ndjekin të gjitha lëvizjet e dyshimta.

“Në këtë proces mund të paraqiten faktorë të ndryshëm destabilizues, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit pasi brenda nesh ka euro-skepticizëm, por edhe nga jashtë që nuk e duan anëtarësimin tonë në NATO. Ato veprojnë përmes shërbimeve të ndryshme, rrjeteve sociale, sulmeve kibernetike apo të internetit e kështu me radhë. Organet tona duhet të jenë të kujdesshme që të mos përballemi me ndonjë destabilizim”, thotë më tej Gocevski.

Të plotë mund ta lexoni në REL