Botë

Shtëpia e Bardhë nuk përditëson abonimet në gazetat Washington Post dhe New York Times

Shtëpia e Bardhë nuk përditëson abonimet në gazetat Washington Post dhe New York Times

Shtëpia e Bardhë nuk do të përditësojë abonimet në gazetat amerikane, Washington Post dhe New York Times, të cilat presidenti amerikan, Donald Trump shumë shpesh i ka kritikuar, andaj është thënë se ai planifikon t’iu kërkojë edhe agjencive federale ta bëjnë të njëjtën gjë.

“Ne nuk kemi ripërtërirë abonimet tona, kjo është e vërtetë. Kjo gjë do të ndikojë shumë në kursimet e taksapaguesve tanë”, ka thënë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham për agjencinë e lajmeve AFP.