Botë

Ish-presidenti Jimmy Carter shtrohet në spital

Ish-presidenti Jimmy Carter shtrohet në spital

Ish-Presidenti i SHBA-së, Jimmy Carter u shtrua në spital si pasojë e një rrëzimi në shtëpinë e tij të hënën në mbrëmje, në qytetin Plains të Xhorxhias, njofton VOA.

Qendra Carter njoftoi se 95-vjeçari ndodhet në qendrën mjekësore "Phoebe Sumter" dhe se "po mbahet nën vëzhgim ndërsa po trajtohet për një krisje të vogël të legenit".