Botë

Trumpi vendos sanksione kundër Turqisë

Trumpi vendos sanksione kundër Turqisë

Presidenti i SHBA vendosi sanksione ndaj Turqisë si rezultat i ofensivës ushtarake turke në Siri. Donald Trumpi i justifikon veprimet e tij me "veprimet destabilizuese të Turqisë në Sirinë verilindore".

Sipas Ministrisë së Financave në Uashington, sanksionet tani kanë hyrë zyrtarisht në fuqi. Prej tyre preken dy ministri turke dhe tre ministra: në listën e zezë janë futur ministri i Mbrojtjes Hulusi Akar, Ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu dhe Ministri i Energjisë, Fatih Dönmez. Me këtë do të ngrihen pasuri eventuale të ministrave në SHBA si dhe ndalohen transaksionet financiare me ta.