Sulmi i ndodhur ditën e djeshme në kryeqytetin somalez la të vdekur së paku 189 persona dhe më shumës e 200 të tjerë të plagosur, duke e bërë këtë sulmin më vdekjeprurës në vend ndonjëherë, kanë thënë për AP burime nga policia dhe spitali.
Mjekët po provojnë të ndihmojnë viktimat e lënduara, ku shumë prej tyre kanë pësuar djegie të rënda sa që është e vështirë edhe të identifikohen. Zyrtarët frikësohen se numri total i të vdekurve mund të rritet.
Burime të ndryshme kanë folur në kushte anonimiteti për AP-në pasi që nuk kanë qenë të autorizuar të flasin për gazetarë, transmeton Koha.net.
Presidenti i vendit, Mohamed Abdullahi Mohamed, ka shpallur tre ditë zie dhe i është bashkuar mijëra personave që janë paraqitur në spitale për të dhuruar gjak për viktimat e plagosura.