Botë

Orban humbet Budapestin dhe qytete të tjera

 

Partia Fidesz e kryeministrit hungarez, Victor Orban humbi kontrollin mbi Budapestin dhe mbi gjysmën e qyteteve të Hungarisë, ku dje u zhvilluan zgjedhjet lokale, sipas të dhënave ende të pazyrtarizuara.

Kandidati i të gjelbërve hungarezë, 44-vjeçari Gergely Karacsony, ka marrë deri tani 50,4% të votave kundrejt 44,6% të 71-vjeçarit Istvan Tarlos.