Botë

Edhe Franca suspendon shitjen e armëve në Turqi

Edhe Franca suspendon shitjen e armëve në Turqi

Franca ka thënë të shtunën se ka suspenduar të gjitha shitjet e armëve Turqisë dhe ka paralajmëruar Ankaranë se ofensiva e saj në Sirinë veriore kërcënon sigurinë evropiane.

“Në pritje të përfundimit të kësaj ofensive, Franca ka vendosur të suspendojë të gjitha planet për eksportim të armëve në Turqi që do të mund të përdoreshin në këtë ofensivë. Vendimi hyn menjëherë në fuqi”, ka thënë një deklaratë e përbashkët e ministrisë së Jashtme dhe asaj të mbrojtjes, raporton Reuters.