Qeveria rumune, e drejtuar nga socialdemokratja Viorica Dancila, u rrëzua nga parlamenti me një mocion mosbesimi duke u hapur kështu rrugë negociatave për të gjetur një shumicë parlamentare të re, një muaj para zgjedhjeve presidenciale.
“Mocioni kaloi, parlamenti e tërhoqi besimin e tij ndaj qeverisë”, njoftoi presidenti i Dhomës së Deputetëve, Marcel Ciolacu, në përfundim të votimit, ndërkohë që 238 nga 465 deputetë votuan për largimin e Dancila-s, në vështirësi prej disa javësh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNuk është ende e qartë nëse rënia e Dancila-s do të shkaktojë zgjedhje të parakohshme apo nëse opozita do të përpiqet të krijojë një koalicion të ri.
Ndërkohë, ajo do të mbetet në detyrë.
Muajin e ardhshëm, më 10 nëntor, Rumania do të zhvillojë raundin e parë të një zgjedhje presidenciale./atsh