Tre shkencëtarë janë nderuar me çmimin Nobel për Kimi, për zhvillimin e baterisë rimbushëse litium-ion. John Goodenugh, Stanley Whitingham dhe Akira Youshino ndanë çmimin për punën e tyre në bateritë që përdoren për pajisjet pa kabllo.
Profesori Goodenough, 96-vjeçar, bëhet personi më i moshuar laureat i Nobelit, transmeton KTV.
Vitin e kaluar këtë çmim e fitoi treshja e shkencëtarëve Frances Arnold, George Smith dhe Gregory Winter për zbulimet e tyre rreth enzimave.
Të hënën është dhënë çmimi për Mjekësi, ndërsa të martën çmimi për Fizikë.
Artikuj të ngjashëm
-
Çmimi Nobel për Kimi u ndahet tre shkencëtarëve për punën në strukturat organike metalike
-
Dy shkencëtarë marrin çmimin Nobel për Kimi
-
Vdiq James Watson, shkencëtari që zbuloi strukturën e dyfishtë të ADN-së
-
Çmimi Nobel në Fizikë shkon për tre shkencëtarët e mekanikës kuantike
-
Çmimi Nobel për Mjekësi shkon për zbulimin e mekanizmit të mbrojtjes së sistemit imunitar