Në ditët e ndeshjeve të përfaqësueses, gratë iraniane kanë qëndruar në shtëpi ose ndeshjen e kanë shikuar nëpër kafene e qendra tregtare, por kjo gjë pritet të ndryshojë nga ndeshja e ardhshme.
Pas disa dekadash, grave u është mundësuar pjesëmarrja në stadium për ndeshjen që Irani do ta zhvillojë kundër Kamboxhias më 10 tetor në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2022.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDerisa gratë e huaja kanë pasur qasje të kufizuar në ndeshjet futbollistike, ato iraniane e kanë pasur të ndaluar hyrjen në stadiume që prej vitit 1979, transmeton KTV. Muaj më parë një grua u vesh si burrë për të shikuar ndeshjen e kur ajo nuk u lejua të hynte në stadium, kalli veten para tij në shenjë proteste.
Vdekja e saj ngjalli reagime të mëdha në botë dhe shtyu shtëpinë e futbollit FIFA që të reagonte ndaj autoriteteve iraniane që miratuan kërkesën për pjesëmarrjen e grave. Por, konservatorët fetarë në Iran kanë bërë thirrje për shkarkimin e ministrit të Sportit, për shkak të vendimit për gratë.