Presidenti i SHBA ka vendosur të tërheqë trupat amerikane nga Siria veriore dhe t’ia dorëzojë këto pozicione Turqisë, por ata që janë rrezikuar janë kurdët, ose më saktë “Njësiti i Mbrojtjes së Popullit”(YPG), aleatë të amerikanëve kundër ISIS-it, të cilët janë shpallur si njësi terroriste nga Erdogani.
Aleatët e SHBA kundër ISIS-it në Siri, tashmë e shohin veten të rrezikuar nga turqit që duket se po përgatitin edhe ofensivën ndaj tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKomandantët e YPG paralajmëruan sot për një katastrofë humanitare nëse “pushtimi turk do të avancojë".
Këtë të mërkurë ata u bënë thirrje civilëve për t’u bashkuar me ushtrinë, nga frika e një sulmi nga Turqia.
Ndërkohë që edhe Rusia duket e befasuar nga kjo lëvizje e SHBA, duke deklaruar se tërheqja e trupave të SHBA nga Siria mund të “ndezë” të gjithë rajonin.
{gallery}