Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bien copëza nga tavani i Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan, ndalohet mesha

Pasditen e djeshme, pjesë të vogla nga tavani i Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan kanë rënë në dysheme gjatë mbajtjes së një meshe nga Papa Françesku për shugurimin e katër peshkopëve të rinj.

Fatmirësisht nuk pati asnjë lëndim nga incidenti në fjalë, i cili ndodhi në të majtë të altarit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për shkaqe sigurie, mesha u ndalua dhe u bë i mundur evakuimi i zonës problematike.

Një situatë e ngjashme ndodhi edhe në mars të 2018-s, ku gjithashtu nuk pati asnjë të lënduar./tch

{gallery}