Dhoma e Përfaqësuesve nis hetimin zyrtar ndaj Trumpit për ta larguar atë nga detyra

Dhoma e Përfaqësuesve nis hetimin zyrtar ndaj Trumpit për ta larguar atë nga detyra
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Nancy Pelosi, ka thënë se presidenti amerikan, Donald Trump, do të hetohet dhe do të nisin procedurat për largimin e tij nga detyra.
Ky hetim, që në anglisht quhet “impeachment”, ka ardhur pas bisedës që Trumpi ka biseduar me presidentin e Ukrainës, të cilit thuhet se i ka kërkuar të hetojë nëse ka pasur ndonjë aktivitet të dyshimtë ndaj pretendentit demokrat për president në SHBA, Joe Biden.
Sipas Pelosit, kjo është “shkelje e përgjegjësive kushtetuese”.
Demokratët do të nisin procedurat për largimin e Trumpit
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi pritet të bëjë publike më vonë sonte, se Partia Demokratike do të nisë procedurat për “impeachment”, ose largimin e presidentit Trump nga detyra.
Lajmin ia kanë konfirmuar burime të shumfishta CNN-it, transmeton KTV. Pelosi do të mbajë një konferëncë shtypi në Washington, në orën 17:00, sipas kohës lokale në SHBA.
Dhjetëra kongresistë amerikanë kanë bërë thirrje për nisjen e procedurave për shkarkimin e Trumpit, pasi ai e pranoi se e ka ftuar Presidentin e Ukrainës të hetojë rivalin e tij politik, Joe Biden.
© KOHA

ISIS-i merr përgjegjësinë për sulmin në Irak që la 32 të vdekur

Më shumë se 50 mijë të vdekur nga COVID-19 në Gjermani

Republikanët në udhëkryq

Bideni ndryshon Amerikën përnjëherë – por sfidat e mëdha ende e presin

Bideni mban në detyrë drejtorin e FBI-së të emëruar nga Trumpi

32 të vdekur në sulmin e parë të madh me bombë në Irak, pas tre vjetësh

Bideni heq bllokadën ndaj udhëtarëve nga shtetet myslimane

Bideni nis ndryshimet, SHBA-ja zotohet për shpërndarje të vaksinave në vendet e varfra

Përplasja diplomatike, Britania refuzon statusin e diplomatit për ambasadorin e BE-së

Biçikleta e Bidenit, e rrezikshme për Shtëpinë e Bardhë

15 të vdekur e pesë të lënduar nga shpërthimi i zjarrit në një shtëpi pleqsh në Ukrainë
