Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

400 këpucë, për 400 viktima të dhunës në Turqi

Dhuna ndaj gruas, sidomos kohët e fundit, është bërë një temë aktuale e vendit tonë dhe më gjerë.

Në gjithë botën, herë pas herë, janë organizuar e vazhdojnë të organizohen protesta të ndryshme që trajtojnë po këtë të temë, atë të dhunës ndaj gruas, shkruan KultPlus.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kësaj radhe, përmes një proteste të ”heshtur”, por që brenda vetes përmban një revoltë të fuqishme, një mur në një lagje të Stambollit është mbushur me këpucë grash, që simbolizojnë numrin e grave që kanë qenë viktima të dhunës.

Aty shihen rreth 400 palë këpucë, të vendosura në dy mure në lagjen Kabatash në Bejollu të Turqisë.

Këpucët përfaqësojnë gratë viktima të dhunës nga burrat e tyre dhe jo vetëm.

Autor i kësaj kauze është Vahit Tuna.

Sipas statistikave të fundit, rreth 400 gra janë vrarë në Turqi gjatë vitit 2018, ndërsa numri i grave të vrara në vitin 2017 ishte 409.