Botë

Spanja përsërit zgjedhjet parlamentare më 10 nëntor

Descriptive Text

Spanja do të mbajë zgjedhjet e përsëritura parlamentare më 10 nëntor, ka thënë ministri në detyrë i Spanjës, Pedro Sanchez të martën pasi dështoi të siguronte mbështetje të mjaftueshme për t’u konfirmuar si kryeministër.

“Ka qenë e pamundshme të kompletojmë mandatin e dhënë nga populli spanjoll më 28 prill. Na e bënë të pamundshme”, tha Sanchezi, duke iu referuar opozitës, raporton Reuters.

“Kongresi nuk ka shumicë që garanton formimin e qeverisë, që na detyron të përsërisim zgjedhjet më 10 nëntor”, shtoi ai, transmeton Koha.net.

Spanja mbajti zgjedhjet më 28 prill.