Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia i ofron shitje armësh, Arabia Saudite nuk i përgjigjet Putinit

Nuk ka pasur asnjë reagim nga Arabia Saudite në përpjekjen e presidentit rus Vladimir Putin për t’i shitur këtij vendi sistemin raketor S-400 të Rusisë, njoftoi sot Kremlini.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Moska nuk kishte marrë ende një kërkesë zyrtare nga të dyja palët për të ndërmjetësuar midis Arabisë Saudite dhe Iranit pas sulmit në objektet e naftës saudite, raporton Reuters.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas tij, Moska nuk ka marrë ndonjë informacion të ri në lidhje me sulmin, i cili do të ndihmonte në arritjen e konkluzioneve përfundimtare në lidhje me incidentin.

"Ne nuk favorizojmë asnjë përfundim të parakohshëm dhe akuza se kush është përgjegjës për këtë sulm," u tha Peskov gazetarëve.