Botë

Habi për ish-spiunin e CIA-s pranë Putinit

Habi për ish-spiunin e CIA-s pranë Putinit

Sipas disa mediave amerikane, për një kohë të gjatë në administratën presidenciale ruse ka punuar një spiun i SHBA. Por shumë më interesante është pyetja pse e tërhoqën atë në vitin 2017. A u bë shkak goja e Trumpit?

Një informator rus i SHBA me kontakt të drejtpërdrejtë me liderin e Kremlinit Vladimir Putin sipas raporteve të mediave amerikane thuhet se është tërhequr në vitin 2017. Shërbimi i fshehtë amerikan, CIA e kishte nxjerrë spiunin jashtë Rusisë, për shkak se e kërcënonte zbulimi. Edhe trajtimi i diskutueshëm i informacioneve të shërbimeve të fshehta nga ana e presidentit amerikan Donald Trump dhe e qeverisë së tij kanë çuar në tërheqjen e agjentit, shkroi stacioni CNN, duke iu referuar burimeve që nuk i përmend me emër.