Londër, 2 shtator – Udhëtarët ndihen që tani të alarmuar për mundësinë e vonesave në kufirin britanik pas 31 tetorit, data e caktuar për daljen e Britanisë së Madhe nga BE.
Edhe pronarët e kafshëve shtëpiake duhet të këshillohen me veterinerin e tyre përpara se të shkojnë në një udhëtim në BE.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëto janë disa nga rekomandimet që gjenden në portalin ‘Bëhuni gati për Brexit’, të hartuara dhe të shpërndara nga qeveria për të dhënë indikacione të dobishme për ditët pas 31 tetorit, transmeton atsh raportimin e ANSA-s.
Web-i qeveritar mundëson qasje në një pyetësor të krijuar për individë ose kompani me qëllimin për të shpjeguar terma konkrete si dhe ndikimin e menjëhershëm të daljes së vendit nga BE.
Përdoruesit mund të specifikojnë nëse kanë ndërmend të udhëtojnë në BE, nëse synojnë të eksportojnë në BE ose nëse janë shtetas britanikë që jetojnë në BE.