Niveli i rrezatimit në Rusi që nga shpërthimi i një jave më parë në një objekt në qytetin Severodvinsk ku jetojnë 180 mijë njerëz, është 16 herë më i lartë se normat e lejuara, transmeton VizionPlus raportimet.
Njoftimi i Agjencisë së Monitorimit dëshmon se nga provat në poligonin e Nyonoksa, pati jo vetëm rrjedhje të karburantit që përdoret për raketa bërthamore, por edhe të materialit radioaktiv.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas ekspertëve, rrezatimi megjithatë është nën nivelin e dëmshëm e nuk do të shkaktoje komplikacione serioze tek banorët e qytetit. Por shpërthimi ka sjelle panik tek banorët në qytetet Arkhangelsk dhe Severodvinsk që nxituan te marrin masat për të kufizuar efektet e rrezatimit.
Mediat raportuan për evakuime masive, por disa orë më vonë zyrtarë rus e mohuan një gjë të tillë.
Shpërthimi i një jave më parë që u mori jetën 5 shkencëtarëve të armëve kimike, megjithatë ende nuk është zbardhur plotësisht.
Të martën, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov nuk pranoi të jepte detaje rreth testimit qe po zhvillohej ndërsa u tha gazetarëve se ngjarja ishte “aksidentale”.
Sipas mediave amerikane të cilat citojnë ekspertë bërthamorë në SHBA, dyshohet se ngjarja mund të ketë lidhje me shpërthimin e një rakete “Kruz”.
Ata bazohen tek një deklaratë të presidentit rus Vladimir Putin vitin e kaluar i cili foli për projektin e ndërtimit te një raketë të quajtur “Burevestnik”.
