Botë

Bosnja po e vuan ikjen e trurit

Është ky kursi për fillestarë dhe shumica e vijuesve ende mezi që e shqiptojnë ndonjë fjalë gjermanisht, por tanimë i dinë disa që do t’u hyjnë goxha në punë më vonë, si “diploma”, “paga e dëshiruar” dhe “aplikimi për punë”. Apo i lexojnë me zë të lartë fjalitë si: “Z. Kindler do të dëshironte të punonte në një garazh si mekanik”.

Josip Stërkal është ulur në rreshtin e dytë dhe është përqendruar në materialet mësimore. 24-vjeçari është diplomuar vitin e shkuar në fushën e inxhinierisë së sigurisë dhe tani ia ka mësyrë të mësojë gjermanisht. Synimi i tij është që të emigrojë në Gjermani, mbase brenda pak muajsh.

E dashura tanimë jeton atje, në qytetin Ulm, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Askush nuk jep pesë parë për kurrfarë rregulli në vendin tonë”, thotë ai. “Më pëlqen Gjermania. Më pëlqen, sepse secila gjë është në vendin e duhur dhe gjithçka është e parashikueshme”.

Dragana Cërnoja dhe kolegu i saj, Tarik Zjajo, ua ligjërojnë gjatë mbrëmjes gjermanishten të rriturve në shkollën profesionale në Jajce, qytet në qendër të Bosnjës. Kursi, i cili mbahet disa herë gjatë javës, është jashtëzakonisht popullor, shkak se shumica në qytet dhe në fshatrat rrethues shpresojnë që një ditë të emigrojnë në Gjermani apo Austri.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në “E Diela me Koha Ditore”)