Së paku 18 të vrarë në El Paso në SHBA

19 të vdekur e mbi 40 të plagosur pas të shtënave në El Paso

03 August 2019 21:26
23:38

Të paktën 19 persona kanë vdekur dhe 40 janë plagosur pas disa të shtënave të cilat kanë ndodhur të shtunën pranë një qendre tregtare në El Paso në Teksas, thonë zyrtarët policorë.

Ndërkaq njoftohet se një i dyshuar, një burrë 21-vjeçar nga zona e Dallasit, është në paraburgim, transmeton NBC News.

Burime të shumta të zbatimit të ligjit thonë se policia ka identifikuar të dyshuarin si Patrick Crusius.

21:26

Së paku 18 të vrarë në El Paso në SHBA

Një masakër e re ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës këtë të shtunë.

Të shtënat me armë në një qendër tregtare në El paso të Teksasit, kanë lënë të vdekur së paku 18 persona, njofton televizioni lokal, KTSM, transmeton KTV.

Policia ka thënë se ka arrestuar më shumë se një person në lidhje me rastin. Sulmi ndodhi në dyqanin e rrjetit të njohur, Walmart.

Ndërkaq të paktën 22 persona mbërritën në spitalet lokale për t'u trajtuar për dëmtimet e tyre.

"Ne nuk duam të themi asgjë para kohe derisa të kemi fakte të sakta për ju," tha rreshter Robert Gomez, duke mos pranuar të japë detaje për të dëmtuarit, transmeton BBC.

Raportet e para të të shtënave dolën rreth orës 11:00 me kohën lokale.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme