Botë

Njerëzimi i ka ezauruar burimet natyrore

Njerëzimi i ka ezauruar burimet natyrore

Njerëzit i kanë konsumuar burimet natyrore të Tokës për këtë vit, sipas shifrave. Organizata Global Footprint Network të hënën (29.07) e ka shënjuar si të ashtuquajturën dita e shfrytëzimit ekstrem të Tokës.

Global Footprint Network përllogarit çdo vit ditën e mbingarkesës së planetit, ose ditës së mbi konsumimit të Tokës. Sipas të dhënave të kësaj organizate kjo ditë po afron gjithnjë e më shumë. Më 1971, dita e parë e mbi konsumit global përkoi me 21 dhjetorin. Vitin e kaluar ishte 1 gushti dhe sivjet për herë të parë ajo është zhvendosur më herët duke përkuar me 29 korrikun.