Gjashtë persona u vranë dhe të paktën 27 të tjerë u plagosën nga një shpërthim në afërsi të Universitetit të Kabulit në Afganistan.
Incidenti ndodhi përderisa studentët po prisnin për të marrë pjesë në një provim.
Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por shpërthimi ndodhi vetëm disa orë pasi militantët talibanë ndërmorën sulme ndaj një stacioni policor në Kandahar, duke vrarë të paktën 12 dhe plagosur më shumë se 80 persona, transmeton rel.
Forcat afgane të sigurisë po përballen me sulme pothuajse të përditshme nga militantët talibanë, pavarësisht përparimit të raportuar në përpjekjet nga Shtetet e Bashkuara për t'i dhënë fund luftës gati afro 18-vjeçare të Afganistanit.
Artikuj të ngjashëm
-
Shpërthim pranë një shkolle në Kabul, të paktën 40 të vdekur
-
21 të vdekur nga sulmi me bombë në Afganistan
-
Të paktën gjashtë të vrarë nga shpërthimi i një minibusi në Kabul
-
Mbi 20 të vrarë në një sulm me bombë afër Ministrisë së Jashtme afgane
-
Disa të vrarë dhe të plagosur nga shpërthimi në aeroportin ushtarak të Kabulit