Botë

Tillerson në Meksikë pas mosmarrëveshjeve për murin dhe emigracionin

Meksiko Siti, 23 shkurt – Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson dhe sekretari i Sigurisë Kombëtare, John Kelly ndërmorën një vizitë të ndërlikuar diplomatike në Meksikë pasi premtimet kryesore të fushatës së presidentit amerikan, Donald Trump bien ndesh me interesat e fqinjit jugor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Tillerson dhe Kelly mbërritën në Meksiko Siti dje në mbrëmje për një sërë takimesh me presidentin meksikan, Enrique Pena Nieto, ministrin e Jashtëm Luis Videgaray, ministrin e Brendshëm Miguel Angel Osorio Chong dhe zyrtarë të tjerë.