Bashkimi Evropian ka paralajmëruar sanksione ndaj Turqisë, shkaku i shpimeve për gaz që vendi po i bën në jug të Qipros.
BE-ja përmes ministrit gjerman për Evropën, Michael Roth, e ka quajtur provokim lëvizjet e fundit turke dhe tha se mund të ketë sanksione ndaj Turqisë që po vazhdon me shpimet në pjesën të cilën e konsideron si të veten.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBrukseli deklaroi se nuk do konflikt të ri rreth çështjeve të naftës, por shtoi se do të jetë e detyruar të vërë sanksione ndaj Turqisë, transmeton KTV. E as shteti turk nuk do të qëndrojë duarkryq nëse BE-ja ndërmerr ndonjë hap kundër shpimit për naftë e gazit jashtë Qipros.
Anija ‘Fatih’ e Turqisë kishte nisur shpime në perëndim të ishullit të Mesdheut në fillim të majit dhe u ankorua të hënën në jug të Qipros. Kjo nxiti protestë të fortë nga Nikozia dhe një qortim nga Bashkimi Evropian.
Turqia dhe qeveria e njohur ndërkombëtarisht e ishullit të ndarë, kanë pretendime në atë pjesë të Mesdheut, një zonë që mendohet të jetë e pasur me gaz natyror.