Autoritetet greke kanë thënë se vendi po vazhdon të përballet me zjarre të mëdha, që kanë shkaktuar evakuimin e katër fshatrave në ishullin Evia.
Zjarret e reja shpërthyen disa orë pas një zjarri të madh për shuarjen e të cilit u angazhuan mbi 100 zjarrfikës. Aktualisht, me tre zjarre janë duke luftuar 255 zjarrfikës, transmeton KTV.
Zjarret në Greqi janë dukuri e zakonshme gjatë muajve të nxehtë dhe me thatësi.
Vitin e kaluar, në zjarret më vdekjeprurëse në historinë e Greqisë, në një lagje periferike të Athinës humbën jetën më shumë se 100 persona.
Artikuj të ngjashëm
-
Zjarret detyrojnë evakuimin e banorëve të ishullit Evia në Greqi
-
Vazhdon beteja me flakët edhe gjatë natës në ishullin Evia të Greqisë
-
Dy të vdekur dhe qindra të evakuuar nga dy zjarre në një ishull grek
-
Greqia vazhdon luftën me zjarret pas përplasjes së dy helikopterëve që po hidhnin ujë
-
Greqia lëshon urdhra të rinj evakuimi pasi zjarret përhapen deri pranë Athinës