Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Koreja Veriore: SHBA-ja është e prirë për akte armiqësore

Koreja e Veriut tha se Shtetet e Bashkuara "janë të prira për akte armiqësore", pavarësisht marrëveshjes së ditëve të fundit për të rinisur bisedimet për çështjet bërthamore.

Delegacioni i Phenjanit në Kombet e Bashkuara tha se SHBA-ja është "e fiksuar pas sanksioneve".

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai po ashtu e akuzoi Uashingtonin për përpjekje për të "dëmtuar atmosferën paqësore" në Gadishullin Korean.

Deklaratat vijnë vetëm disa ditë pasi udhëheqësit e të dyja vendeve zhvilluan një takim historik, transmeton rel. 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u takua të dielën me homologun e tij verikorean, Kim Jong-un, në zonën e demilitarizuar që ndan dy Koretë.

Ai u bë presidenti i parë amerikan që shkeli në Kore të Veriut dhe, pas bisedimeve që zgjatën pothuajse një orë, palët ranë dakord për të krijuar ekipe, që do të rifillonin negociatat për çarmatosjen bërthamore të Gadishullit Korean.

Por, deklaratat e fundit të Koresë së Veriut shënojnë një ndryshim toni dhe një rikthim në shkëmbimet e zemëruara midis dy vendeve.